Monday, January 21, 2008

Nga Fatime Kulli

Pak ditë se t’i linim lamtumirën vitit 2007, zonja Zavalani na ftoi në një takim të vecantë më "Gjysmëbotën” e saj, ku merrte pjesë Zonja e Parë e vendit, Teuta Topi, “Familja e Media-Fuqia për Ndryshim, në sallën e Bibliotekës Galeria Kombëtare e Arteve
Emocionet e atmosferës të "Gjysmëbotëns” Zavalanase i përjetuan gazetarë, shkrimtarë e artistë, miq të Kozetës që është vlerësuar: “Gruaja e Vitit 2007 në Botë”. Ky takim morfi formën e gruas së kompletuar intelektuale zonjës Zavalani, ku nën drejtimin e gazetares Edlira Birko, pjesëmarrësit u njohën me ecurinë krijimtarinë e bollshme e të vlerësuar të zonjës Zavalani. Zonja e parë e vendit Teuta Topi në fjalën e saj tha:"-Ju përshëndes të gjithëve e veçanërisht zj, Kozeta, që na ka mbledhur, për të ndarë me ne, gëzimin e saj të dyfishtë: Promovimin e librave "Gjysmëbota" dhe Half Ëorld" dhe promovimin e saj si një nga gratë e botës për vitin 2007.
Është në nderin e të gjitha ne grave shqiptare, që të kemi mes grave të shquara të botës, njërën prej nesh, e kjo është gazetarja profesioniste Kozeta Zavalani.
Siç thotë ajo vete, meqenese ka lindur me 8 mars, ne ditën e festes ndërkombëtare të Grave, një pjese të jetës ia ka kushtuar promovimit të vlerave të grave të suskeseshme jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Dhe kjo është një kontribut për emancipimin shoqëror të jetës sonë, kontribut që nje grua, nënë e gazetare profesioniste i bën kombit të vet në përgjithësi e shoqërisë civile në veçanti....
Ndaj nuk me mbetet gjë tjetër për të thënë veçse të uroj zonjën dhe të gjithë të pranishmit sot këtu për suksese ëe mëtejshme në të gjitha sferat e jetës.....
Merieta Zace Zv.Ministre e Punës Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, theksoi:-Kemi detyrim për të folur për Rozetën, pasi ajo ka sakrifikuar kohën e saj për të nxjerrë në pah vlerat e gruas shqiptare, madje edhe atyre të huaja, që me vullnet, pasion e profesionalizëm kanë arritur shkallët drejt suksesit. Ajo që thekson me forcë Kozeta është balanca, që duhet të ketë gruaja ndaj tre dimensioneve kryesore në jetën e saj: familjes, karrierës profesionale dhe aktivitetit publik. Këtë balancë ajo tashmë e ka realizuar, pa krijuar asnjë problem dhe duke vlerësuar veçanërisht bashkëshortin e saj, që ka ndikuar në arritjet e Kozetës. Ajo është një grua modeste, që di në çdo kohë të marrë kënaqësi nga ajo çfarë bën në jetë. Me ndjeshmërinë e një krijueseje ajo vlerëson çdo kontribut të kolegëve dhe të sajin, duke e konsideruar si investim i çdo vlere të ndryshimeve, që shoqëria shqiptare synon të realizojë. "Rrjeti Ndërkombëtar për Komunikimin e Grave Aktive" vlerëson Kozetën si një botuese, aktiviste për të drejtat e gruas, një grua e nënë shembullore dhe një bashkëshorte e mirë. Të gjitha këto cilësi të marra së bashku, është vështirë të arrihen, por ajo i ka realizuar, se ka pasionin dhe këmbënguljen për t’i çuar deri në fund gjerat. Pjesëmarrja në konferencat e ndryshme ndërkombëtare kanë ndikuar tek Kozeta, jo vetëm në rritjen profesionale të saj, por në gjithë aktivitetin. Ajo vazhdon të përcjellë këto përvoja në vendin e saj, me synimin e fuqizimit të shoqërisë shqiptare, të familjeve në përgjithësi dhe të grave në veçanti.
Kozara Kati drejtore e Qendrës Shqiptare per te Drejtat e Njeriut, pasi vlerësoi kontributin e Kozetës, ne mbrojte të të drejtave të grave, uroi që asaj mos i shkelet e drejta për të pasur një punë fikse në profilin e saj, gjë që i ka munduar.
Kurse Prof. Hamit Borici u shpreh me entuziast foli per rendesine qe kane botimet e librave “Gra qe me kane frymezuar” dhe “Gjysmebota” per publicistiken shqiptare ne pergjithesi dhe per grate ne vecanti. Me kete botim Kozeta zavalani ka arrijtur majat ne publicistiken shqiptare.
Në punën e saj gjatë përgatitjes së librave “Gra që më kanë frymëzuar” dhe programin “Gjysmëbota” Kozeta ua ka kushtuar grave, atyre të cilat kanë sakrifikuar nga jeta e tyre në dobi të përparimit dhe të emancipimit shoqëror. Moto e punës së saj ka qenë thënia e Zj. Hillary Clinton për gratë:"Liria dhe përparimi nuk kanë lindur nga heshtja".
Pra, ajo insiston si shumë gra dhe vajza të tjera që sot janë bërë promotori i emancipimit të shoqërisë sonë ‘’ të mos heshtim ‘’: sepse zëri i gruas duhet të dëgjohet. Vetëm kështu, duke dëgjuar mbi jetën, mbi opinionet e tyre; duke mbrojtur interesat dhe idealet e tyre; duke i inkurajuar ato për t'i shprehur me kurajë dhe forcë problemet që i shqetësojnë në rrjedhën e punëve e të jetës, gratë do të bëhen një burim i vyer në inkurajimin e të gjitha grave, që të marrin pjesë gjerësisht në jetën politiko-shoqërore të vendit. Kjo për dy arsye të forta: të ndikojë tek opinioni publik dhe të gjenerojë debat, si burim i përparimit.
Kozeta si gazetare mendon se nuk ka asgjë misterioze në punën me median.Një nga liritë më të çmuara, që fitohen me vështirësi, është liria për të folur dhe shprehur publikisht opinionet. Ajo konsideron ‘’Fjalën e lirë‘’ sot më tepër se kurrë, si çelësin e suksesit.“Të jesh i suksesshëm, do të thotë të jesh i lumtur në jetë, jo nuk është paraja ajo që e bën të lumtur njerëzimin -thotë Kozeta dhe vazhdon: Jeta nuk është e njëjtë dhe e lehtë për të gjithë njerëzit. Ndaj ajo mendon se në jetë njeriut i duhet të bëjë kompromise por edhe sakrifica. Për të jeta është një zgjedhje, është zgjedhja e saj, që ju qëndron besnik vendimeve që merr në jetë.

Mire se vini!

Kozeta Zavalani, Qirjo ka lindur më 8 Mars 1958 në Korçë. Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës më 1981 dhe në vitin 1984 specializuar për gazetari. Qysh nga viti 1992 puna e saj është përqendruar në gazetari; deri më 1997 ka dhënë lajmet në RTSH. Ka kryer një sërë kualifikimesh pasuniversitare dhe ka kontribuar si lektore në konferencat : “Mbi menaxhimin e kohës” nga Vrije University, në Amsterdam të Holandës, “Burimet njerëzore dhe lidershipi” nga Instituti ISIDA në Palermo të Italisë, ku është laureuar me titullin: “Doktor”. Tani është kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim” organ i “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” një shoqatë që ka themeluar, për të ndikuar në forcimin e pozicionit të familjes, nën parullën “Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme”.
Si anëtare e Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtarë Profesionistë dhe Rrjetit Botëror të Grave, bashkëpunon me shoqatën “FIDAPA”në Itali, “Women and Peace” UNESCO në Greqi, “Dirigenteas” në Paris, WIN - Switzerland, “Women Abroad” Angli, GlobeWomen, CIPE, TIAW dhe WIPP në Uashington D.C. etj.
Nga Konferencat Ndërkombëtare ka marrë frymëzim për librat “Gra që më kanë frymëzuar” dhe “Gjysmëbota”, intervista me gra të suksesshme nga vendi dhe bota, realizuar në harkun kohor 2002-2007.
Është zgjedhur ”Ambasadore për Paqen” nga Federata e Familjes për Paqen Universale dhe "Connect Us Communications Canada" në edicionin e vitit 2007 ka shpallur Kozetën, ndër më të mirat; “Women of the World - 2007”.