Monday, January 21, 2008

Mire se vini!

Kozeta Zavalani, Qirjo ka lindur më 8 Mars 1958 në Korçë. Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës më 1981 dhe në vitin 1984 specializuar për gazetari. Qysh nga viti 1992 puna e saj është përqendruar në gazetari; deri më 1997 ka dhënë lajmet në RTSH. Ka kryer një sërë kualifikimesh pasuniversitare dhe ka kontribuar si lektore në konferencat : “Mbi menaxhimin e kohës” nga Vrije University, në Amsterdam të Holandës, “Burimet njerëzore dhe lidershipi” nga Instituti ISIDA në Palermo të Italisë, ku është laureuar me titullin: “Doktor”. Tani është kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim” organ i “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” një shoqatë që ka themeluar, për të ndikuar në forcimin e pozicionit të familjes, nën parullën “Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme”.
Si anëtare e Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtarë Profesionistë dhe Rrjetit Botëror të Grave, bashkëpunon me shoqatën “FIDAPA”në Itali, “Women and Peace” UNESCO në Greqi, “Dirigenteas” në Paris, WIN - Switzerland, “Women Abroad” Angli, GlobeWomen, CIPE, TIAW dhe WIPP në Uashington D.C. etj.
Nga Konferencat Ndërkombëtare ka marrë frymëzim për librat “Gra që më kanë frymëzuar” dhe “Gjysmëbota”, intervista me gra të suksesshme nga vendi dhe bota, realizuar në harkun kohor 2002-2007.
Është zgjedhur ”Ambasadore për Paqen” nga Federata e Familjes për Paqen Universale dhe "Connect Us Communications Canada" në edicionin e vitit 2007 ka shpallur Kozetën, ndër më të mirat; “Women of the World - 2007”.

No comments: